Papa Leone XIV: Strategjitë ushtarake nuk i japin njerëzimit një të ardhme
Papa Leone XIV u bëri thirrje besimtarëve për tu lutur për paqe teksa tha se strategjitë e fuqisë ekonomike dhe ushtarake nuk i japin njerëzimit një të ardhme.” Nga dritarja e Pallatit Apostolik të Vatikanit, Papa ndau gjithashtu 'dhimbjen dhe shqetësimin' e tij për sulmet në Nigeri, ku dhuna dhe rrëmbimet po mbajnë peng rajonet veriore. “Sipas historisë, strategjitë e fuqive ekonomike dhe ushtarake nuk i japin njerëzimit një të ardhme. E ardhmja qëndron në respektin dhe vëllazërinë midis popujve,” u shpreh Ati i Shenjtë.
Burimi:
syri.net