Papa Leo XIV thërret një takim të jashtëzakonshëm të kardinalëve nga e gjithë bota
Papa Leoni XIV ka thirrur sot dhe nesër, të enjten, në Vatikan kardinalët nga e gjithë bota, për herë të parë gjatë pontifikatit të tij, duke iu përgjigjur kërkesës për një drejtim më kolegjial të Kishës Katolike. Të gjithë 245 kardinalët, si ata që shërbejnë në Romë ashtu edhe ata të shpërndarë në pesë kontinente, janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim dyditor me dyer të mbyllura. Kjo “konsistore e jashtëzakonshme” vjen si përgjigje ndaj një kërkese që kardinalët kishin paraqitur para zgjedhjes së Papa Leonit XIV në muajin maj, për më shumë përfshirje kolektive në administrimin e Kishës Katolike, bënë të ditur burime nga Vatikani për Agjencinë Franceze të Lajmeve. Gjatë 12 viteve të pontifikatit të tij, Papa Françesku ishte përballur me kritika...
Burimi:
vizionplus.tv