Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Një bastisje e forcave izraelite në Universitetin Birzeit, në veri të Ramallahut, ka lënë të plagosur 11 palestinezë. Sipas mediave të huaja, tre persona u plagosën nga armë zjarri, tre nga shpërthimet dhe pesë po trajtohen në spital prej gazit lotsjellës. Shoqata Palestineze e Kryqit të Kuq raportoi se tre studentë u qëlluan në këmbë nga forcat e Izraelit. Bastisja ndodhi pak para një eventi të planifikuar për filmin-dokumentar “Hind Rajab”, që tregon vrasjen e një fëmije 5 vjeç gjatë luftës në Gaza. Forcat izraelite përdorën armë zjarri, granata dhe gaz lotsjellës, duke shkaktuar panik mes studentëve dhe stafit. Në universitet po zhvillohej edhe një aktivitet nga studentët për të treguar solidaritet me të burgosurit palestinezë nëpër burgjet izraelite. Sipas statistikave palestineze, që nga tetori 2023, forcat...