Panik në Dubai, shpërthime me raketa në destinacionin e njohur turistik

Panik në Dubai, shpërthime me raketa në destinacionin e njohur turistik

Bota E Shtunë, 28 Shkurt 2026 16:40 Dubai është vënë në gatishmëri të lartë pas raportimeve për shpërthime në qiell dhe përgjime të mundshme ajrore pranë zonës së Palm Jumeirah. Dëshmitarët okularë kanë dëgjuar të paktën katër deri në pesë shpërthime brenda një periudhe rreth 15 minutash, çka sipas tyre mund të tregojë aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Palm Jumeirah konsiderohet një nga projektet më ikonike të Dubai. Ishulli artificial në formë palme, i ndërtuar me rërë dhe gurë, është një nga destinacionet më të njohura turistike dhe rezidenciale në botë, me dhjetëra hotele luksoze, rezidenca dhe atraksione turistike. Në këtë zonë jetojnë rreth 78 mijë banorë dhe ndodhen disa nga resortet më të njohura të qytetit.