Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Sot, në ditën e festës së Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Xhamia e Madhe në Mekë për të kryer faljen e Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Atmosfera në qytetin e shenjtë të Meka është karakterizuar nga përkushtimi dhe lutjet e besimtarëve, të cilët u bashkuan në një nga vendet më të shenjta të islamit për këtë moment të rëndësishëm fetar. Bajrami, një nga festat më të rëndësishme për myslimanët, shënon fundin e agjërimit njëmujor dhe nisjen e një periudhe reflektimi, solidariteti dhe bashkimi familjar.
Burimi:
syri.net