Pallati Elize i përgjigjet akuzave të Trump për barnat: Lajm i rremë, çmimet nuk i cakton Macron

Pallati Elize i përgjigjet akuzave të Trump për barnat: Lajm i rremë, çmimet nuk i cakton Macron

Pallati Elize iu përgjigj, me një postim në X, mënyrës se si Donald Trump e tallte Emmanuel Macronin nga podiumi i Forumit Ekonomik Botëror në lidhje me rritjen e çmimeve të barnave në Francë. Pallati presidencial francez theksoi se presidenti amerikan po gënjen për çmimet e barnave në Francë dhe rritjet që Macron supozohet se i ka pranuar në tregun vendas. “Presidenti Macron nuk i përcakton çmimet e tyre. Ato rregullohen nga sigurimet shoqërore. Historikisht, ato kanë mbetur të qëndrueshme. Kushdo që ka shkelur ndonjëherë në një farmaci franceze e di këtë”, thuhet në deklaratën e pallatit presidencial. Il paraît que le Président @EmmanuelMacron aurait augmenté les prix des médicaments. Il ne fixe pas leurs prix. Ceux-ci sont encadrés par la sécurité sociale. Ils sont...