Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër qeverisë talibane

Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër qeverisë talibane

Disa shpërthime kanë goditur Kabulin disa orë pasi Afganistani dhe Pakistani këmbyen sulme në rajonin kufitar. Dhuna shpërtheu pas disa ditësh tensione të larta dhe një zyrtar i lartë në Islamabad tha se kjo është “luftë e hapur”. “Kupa e durimit është mbushur. Tani është luftë e hapur mes nesh dhe jush [Afganistanit]”, tha ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif të premten. Burimet lokale i thanë Radios Mashaal të Radios Evropa e Lirë se katër lokacione ishin nën sulm në kryeqytetin afgan, Kabul në orët e para të 27 shkurtit, si dhe një bazë ushtarake në rajonin e Kandaharit. Aeroplanë ushtarakë janë dëgjuar duke fluturuar teksa janë dëgjuar shpërthime në Kabul. Zabihullah Mujahid, zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, konfirmoi sulme...