Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan, raportohet për dhjetëra persona të vrarë dhe të plagosur

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan, raportohet për dhjetëra persona të vrarë dhe të plagosur

Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur janë shënuar në Afganistan pas sulmeve ajrore të kryera nga Pakistani, i cili ka konfirmuar se ka goditur shtatë kampe “terroriste” përgjatë kufirit, si përgjigje ndaj atentateve vetëvrasëse në territorin e tij. “Mbrëmë (të shtunën), deklaroi zëdhënësi i qeverisë afgane, Zabihullah Mujahid u bombarduan civilët tanë në provincat Nangarhar dhe Paktika, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra persona, mes tyre gra dhe fëmijë”. Islamabadi ka pranuar zyrtarisht kryerjen e sulmeve në shtatë objektiva në rajonin kufitar me Afganistanin, duke i cilësuar ato si reagim ndaj sulmeve të fundit vetëvrasëse të pretenduara nga grupe militante që, sipas autoriteteve pakistaneze, mbështeten nga Kabuli. Ministria e Informacionit dhe Transmetimeve e Pakistanit bëri të ditur në një komunikatë se, duke iu referuar tre sulmeve...