Pak shpresë për paqe, takimet e ndara në Miami mes Ukrainës e Rusisë nuk prodhuan përparim të madh

Pak shpresë për paqe, takimet e ndara në Miami mes Ukrainës e Rusisë nuk prodhuan përparim të madh

Ndonëse bisedimet e zhvilluara në Majemi nuk prodhuan ndonjë përparim të madh drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ato sërish ishin “konstruktive”. I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov, publikuan një deklaratë të përbashkët pas takimeve të fundjavës me aleatë evropianë. Ata bënë të ditur se diskutimet u fokusuan në harmonizimin e qëndrimeve mbi një plan me 20 pika, një kornizë shumëpalëshe të garancive të sigurisë, garancitë e sigurisë nga SHBA për Ukrainën, si dhe një plan ekonomik për rimëkëmbjen dhe prosperitetin afatgjatë të vendit. Witkoff tha se edhe këto takime kanë qenë “produktive”, duke shtuar se Rusia shprehet e angazhuar për arritjen e paqes. Këto negociata vijnë pas javësh...