“Pak paqe në acarin e dimrit”, Zelenski shpreson që Rusia të mbajë fjalën e të ndalojë sulmet ajrore

“Pak paqe në acarin e dimrit”, Zelenski shpreson që Rusia të mbajë fjalën e të ndalojë sulmet ajrore

Pas deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë se Rusia ka pranuar një armëpushim një javor ka ardhur reagimi i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky.Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka theksuar se shpreson që Moska  të zbatojë marrëveshjen, në mënyrë që Kievi dhe qytete të tjera të mos goditen sidomos në këtë javë me mot të ashpër. “Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe fundjavën e kaluar. Ne presim që gjërat e dakordësuara të zbatohen. Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, tha Zelensky. Ende nuk ka ndonjë reagim nga Kremlini, por kreu I Shtëpisë së Bardhë, takimi i të cilit në Alaskë me liderin rus në gushtin e kaluar përfundoi pa një arritje konkrete, tha...