Pak orë para takimit kritik me presidentin Donald Trump, Zelensky akuza të forta Putinit
Pak orë para takimit të tij kritik me presidentin amerikan Donald Trump në Florida, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi drejtpërdrejt homologun e tij rus Vladimir Putin se “nuk dëshiron paqe”, pas sulmit ajror më të gjatë të këtij viti ndaj kryeqytetit ukrainas, në një kohë kur Kievi po përpiqet të forcojë pozicionin e tij diplomatik përpara një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Sulmi ajror rus ndaj Kievit dhe zonës përreth zgjati pothuajse 10 orë, me të paktën dy të vdekur dhe 44 të plagosur, mes tyre dy fëmijë, sipas autoriteteve lokale. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia lëshoi gjithsej 519 dronë dhe 40 raketa brenda një nate. Sulmet goditën kryesisht infrastrukturën energjetike dhe civile, duke shkaktuar probleme serioze në furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje....
Burimi:
top-channel.tv