“Pa punë, pa shkollë, pa pazare”/ Vrasja e Alex Perttit dhe arrestimi i gazetarëve, protestat shpërthejnë në të gjithë SHBA-të

“Pa punë, pa shkollë, pa pazare”/ Vrasja e Alex Perttit dhe arrestimi i gazetarëve, protestat shpërthejnë në të gjithë SHBA-të

Protestat kundër operacioneve të Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërsa zyrtarët e Minesotës kundërshtojnë hapur administratën Trump pas vrasjes së dy qytetarëve amerikanë nga agjentë federalë. Të premten, restorantet mbetën bosh, bizneset ulën qepenat dhe nxënësit munguan në shkolla në disa qytete të vendit, në kuadër të një greve mbarëkombëtare në shenjë proteste ndaj goditjes federale të imigracionit në Minesota. Thirrja e organizatorëve ishte e qartë: “Pa punë, pa shkollë, pa pazare”, duke sjellë anulime mësimi, marshime dhe tubime proteste nga Kalifornia në Karolinën e Veriut dhe deri në Maine. Në Minesota, protestat hynë në javën e dytë radhazi, pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë se do të hapë një hetim për të drejtat civile mbi...