Pa litar, pa pajisje sigurie: alpinisti ngjit rrokaqiellin 508 metra të lartë

Pa litar, pa pajisje sigurie: alpinisti ngjit rrokaqiellin 508 metra të lartë

Alpinisti amerikan Alex Honnold ngjiti të dielën rrokaqiellin Taipei 101, në Taipei, Tajvan pa asnjë litar apo pajisje mbrojtëse, duke realizuar një tjetër ngjitje ekstreme. Brohoritjet shpërthyen nga turma e mbledhur poshtë ndërtesës, teksa Alex nisi ngjitjen e kullës 508 metra të lartë, duke përdorur trarët metalikë horizontalë për t’u ngjitur me duar. Vëmendje të veçantë mori momenti kur ai u ndal gjatë rrugës, u kthye nga publiku dhe i përshëndeti, i veshur me një bluzë të kuqe që binte në sy mes fasadës së ndërtesës. Pas arritjes në majë, për të cilën iu deshën 1 orë e 31 minuta, Honnold e përshkroi përvojën si të jashtëzakonshme. “Pamja ishte e pabesueshme, një ditë vërtet e bukur,” tha ai. “Kishte shumë erë, ndaj vazhdimisht mendoja se...