Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e ri si kryeministër e nis në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike janë të brishta dhe sfidat gjeopolitike të reja. Ata që e vëzhgojnë, thonë se është thelbësore për Kurtin që ta rikthejë besimin e aleatëve dhe t’i shmangë hapat surprizë – në të kundërtën, rreziqet janë serioze. Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke marrë mbi 51% të votave dhe duke thyer rekordin e saj. Pas muajsh bllokade politike, për shkak se zgjedhjet e shkurtit 2025 nuk i dhanë të njëjtin sukses, Kurti u rizgjodh kryeministër më 11 shkurt dhe u zotua se mandati i tij i ri...
Burimi:
kohajone.com