Orteqe dhe evakuime në Alpe, Italia dhe Zvicra në gatishmëri të plotë pas reshjeve ekstreme të dëborës
Autoritetet në Itali dhe Zvicër janë vënë në gatishmëri të lartë gjatë orëve të fundit, duke urdhëruar evakuime emergjente në zonat alpine pas reshjeve intensive të dëborës dhe rritjes së rrezikut për ortekë. Brenda pak orësh kushtet atmosferike u përkeqësuan ndjeshëm, duke çuar në mbylljen e rrugëve dhe largimin e banorëve e turistëve, pasi masa bore disa metra të larta mbuluan komunitetet malore. Në rajonin e Piemont, autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të qytetit turistik Roquemole, duke ndaluar hyrjet dhe duke bllokuar të gjitha akset rrugore. Rreth 40 persona u zhvendosën drejt qyteteve fqinje ose hoteleve për siguri. Ndërkohë në Zvicër, rreth 50 banorë të komunës Orsier u detyruan të linin shtëpitë për shkak të rrezikut në rritje, i cili u përkeqësua nga erërat e...
Burimi:
top-channel.tv