Orban kundër planit të BE për Ukrainën

Orban kundër planit të BE për Ukrainën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka reaguar ashpër ndaj planeve të Bashkimit Evropian për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës, duke e cilësuar një veprim të tillë si “deklaratë të hapur lufte kundër Hungarisë”. Reagimi i tij vjen pasi mediat ndërkombëtare raportuan se Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e përshpejtimit të negociatave me Kievin, madje edhe ofrimin e një forme anëtarësimi të pjesshëm përpara përfundimit të plotë të reformave të kërkuara. Sipas raportimit të Politico, në Bruksel po diskutohen alternativa për të shmangur një veto të mundshme nga Budapesti. Ndër opsionet e përmendura janë presioni diplomatik ndaj qeverisë hungareze, përfshirë përfshirjen e presidentit amerikan Donald Trump, si dhe aktivizimi i Nenit 7 të Traktatit të BE-së, që mund të çojë deri në pezullimin e...