Orban bllokon Ukrainën, Hungaria vendos veto për ndihmat/ BE thirrje për uljen e tensioneve
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka penguar miratimin e paketës së ndihmave për Ukrainën në samitin e krerëve të Bashkimit Europian, duke bërë që deklarata e përbashkët e takimit të mbajtur në Bruksel, të mos nënshkruhet. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë nuk arritën ta bindin Orbanin të heqë veton mbi ndihmat financiare miliardëshe për vendin e përballur me agresionin rus. Bisedimet përfunduan në orët e vona të mbrëmjes, pa arritur gjetjen e një zgjidhjeje të ngërçit. Orban, i cili po lufton për një mandate tjetër qeverisës në Hungari, këmbëngul se do ta tërheqë veton vetëm kur vendi i tij të marrë sërish furnizime me naftë ruse përmes tubacionit “Druzhba”. Ai argumenton se pa këtë naftë, ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet hungareze do të...
Burimi:
top-channel.tv