Opozita polake nuk dëshiron fonde të BE për mbrojtjen

Opozita polake nuk dëshiron fonde të BE për mbrojtjen

Para pallatit presidencial në kryeqytetin e Polonisë Varshavë, të shtunën (21.02.2026) u dëgjuan tone dramatike për ndihmë. "Shpëtoje Poloninë, shpëtoje Poloninë", thërriste Adam Borowski, një ish-sindikalist antikomunist dhe mbështetës i opozitës konservatore të djathtë në vendin anëtar të BE. "Ju përgjërohemi, vini veton kundër SAFE", i bëri thirrje ai Presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki. Me thirrjen e tij për protestë u bashkuan disa qindra vetë. Pjesëmarrësit mbanin flamuj polakë dhe amerikanë si dhe pankarta kryesisht me parrulla antigjermane. "SAFE do të thotë skllavërim nga Gjermania" dhe "SAFE-Jo, Reparacione (të luftës)- Po" shkruaj në banderola. Programi i BE i vendosur verën e kaluar "Security Action for Europe" (SAFE) synon që të forcojë potencialin ushtarak përballë kërcënimit nga Rusia. Për shtetet e interesuara janë gjithsej 150 miliardë euro...