Operacioni në Venezuelë, Rubio këmbëngul: SHBA-të nuk kishin nevojë për miratimin e Kongresit
Normalisht, vetëm Kongresi Amerikan ka fuqinë për të shpallur luftë. Megjithatë, Sekretari amerikan I Shtetit, Marco Rubio zbuloi dje se Kongresi nuk ishte njoftuar para operacionit të së shtunës. Në intervistën për NBC, ai këmbënguli se kapja e Nicolas Maduros “nuk ishte një veprim që kërkonte miratimin e Kongresit… sepse ky nuk ishte një pushtim”. Ai e quajti operacionin “në funksion të zbatimit të ligjit për të kapur një trafikant droge të akuzuar”. “Ky nuk është një operacion i zgjeruar ushtarak”, shtoi ai, shkruan A2 CNN. “Ishte një operacion shumë delikat… dhe ishte një operacion që kërkonte që të gjitha këto kushte të ishin në vend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, shtoi ai më tej.
Burimi:
javanews.al