Operacion rekord në historinë e Spanjës, sekuestrohen 10 tonë kokainë të fshehur mes ngarkesës së kripës

Operacion rekord në historinë e Spanjës, sekuestrohen 10 tonë kokainë të fshehur mes ngarkesës së kripës

Policia spanjolle ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës në det në historinë e saj, pasi zbuloi afro 10 tonë drogë të fshehura mes një ngarkese kripe në një anije tregtare pranë Ishujve Kanarie. Sipas një deklarate të Policisë Kombëtare spanjolle, hetuesit dhe prokurorët kundër drogës kishin identifikuar një grup kriminal shumëkombësh që dyshohet se eksportonte “sasi gjigante” kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Anija e dyshuar ishte nisur nga Brazili. Javën e kaluar, efektivë të njësisë elitare të operacioneve speciale hipën në anije, e cila ndodhej rreth 332 milje (535 kilometra) larg Ishujve Kanarie. Gjatë kontrollit, ata zbuluan rreth 300 pako kokaine të varrosura mes tonëve të kripës në hambarin e anijes. Në total u sekuestruan 9,994 kilogramë kokainë, ndërsa u arrestuan...