Operacion në të dyja duart/ Gruaja e kryeministrit grek Mitsotakis pëson një aksident në Itali, si paraqitet gjendja e saj?

Operacion në të dyja duart/ Gruaja e kryeministrit grek Mitsotakis pëson një aksident në Itali, si paraqitet gjendja e saj?

Bashkëshortja e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Mareva Grabovski-Misotakis, pësoi një aksident trafiku në Itali, pas të cilit u shtrua në spital në Athinë, ku iu nënshtrua një operacioni në të dyja duart. Siç raportohet nga Prototema, Grabovski-Misotakis pësoi një aksident të shtunën në mbrëmje, pasi shoqëroi kryeministrin Mitsotakis në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Milano. Protothema deklaron se gruaja e kryeministrit është në gjendje të mirë dhe se Mitsotakis ishte me të në spital.