Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Një tjetër valë e operacioneve antidrogë ndaj figurave të njohura në Turqi ka përfshirë këtë herë aktoren Ezgi Eyüboğlu dhe menaxherin e saj, Eser Küçükerol. Media turke Haberler, raporton se ata u ndaluan së bashku me pesë persona të tjerë në një aksion të zhvilluar në Stamboll, por pas marrjes së mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të gjithë u liruan. Prokuroria e Stambollit njoftoi se ndaj të ndaluarve janë ngritur akuza për “blerje droge për përdorim personal”, “prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike” si dhe “nxitje për prostitucion”. Avokati i Eyüboğlu mohoi çdo lidhje të aktores me akuzat, duke thënë se ajo ndodhej rastësisht në banesën e menaxherit gjatë kontrollit të policisë. Gjatë operacionit, policia gjeti armë pa leje, pilula narkotike, drogë kristal dhe kartëmonedha false....