OKB: Viti 2025, më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga viti 2022
Viti 2025 ka qenë më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga nisja e pushtimit të plotë rus në vitin 2022, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB). Misioni i OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë njoftoi se të paktën 2 mijë e 514 civilë u vranë nga dhuna e lidhur me konfliktin gjatë vitit të kaluar. Ky numër është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 2 mijë e 88 viktima civile, dhe me vitin 2023, kur u raportuan 1 mijë e 974 të vrarë. Edhe numri i civilëve të plagosur ka shënuar rritje të ndjeshme nga viti në vit. Sulmi më vdekjeprurës i vitit ndodhi në nëntor në qytetin perëndimor të Ternopilit, ku humbën...
Burimi:
syri.net