OKB urdhëron hapjen e Hormuzit, Guterres thirrje SHBA-ve dhe Izraelit: Situata rrezikon të dalë jashtë kontrolli

OKB urdhëron hapjen e Hormuzit, Guterres thirrje SHBA-ve dhe Izraelit: Situata rrezikon të dalë jashtë kontrolli

Bota E Enjte, 19 Mars 2026 15:03 Shefi i OKB-së u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë SHBA-ve dhe Izraelit të ndalin luftën, duke paralajmëruar se situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Antonio Guterres tha se është momenti për t’i dhënë fund konfliktit që po sjell pasoja të rënda për civilët dhe ekonominë globale, sidomos për vendet më të varfra. Ai foli nga Brukseli, në krah të presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa. Sipas tij, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar sulmet dhe ka urdhëruar ndalimin e tyre, si edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë botërore të naftës. Guterres theksoi edhe rolin e Bashkimit Europian, duke thënë se mbetet një partner kyç për rendin ndërkombëtar dhe për përpjekjet për më...