OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

Dënimi me vdekje në botë ka shënuar një rritje alarmante, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke shprehur shqetësim për situatën në Iran, Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Ndërsa tendenca globale vazhdon të shkojë drejt shfuqizimit universal të dënimit me vdekje, numri i ekzekutimeve është rritur ndjeshëm në 2025, kryesisht për shkak të një rritjeje të dukshme në disa shtete që e ruajnë këtë dënim”, theksoi Volker Turk në një deklaratë të publikuar sot në Gjenevë. ”Zyra ime ka konstatuar një rritje alarmante të përdorimit të dënimit me vdekje në 2025, veçanërisht për shkelje që nuk përfshihen në kriterin e krimeve më të rënda të kërkuara nga ligji ndërkombëtar”, deklaroi zyrtari i OKB-së. Në Iran, ku...