OKB rrezikon falimentin, Guterres: Shtetet nuk paguajnë tarifat

OKB rrezikon falimentin, Guterres: Shtetet nuk paguajnë tarifat

Bota E Premte, 30 Janar 2026 20:04 Kombet e Bashkuara janë përballë rrezikut të “kolapsit të afërt financiar” për shkak të mospagimit të tarifave të shteteve anëtare. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i këtij organizmi Antonio Guterres. António Guterres tha se OKB-ja përballet me një krizë financiare e cila po “thellohej, duke kërcënuar zbatimin e programit”, dhe se paratë mund të mbarojnë deri në korrik. Ai shkroi në një letër drejtuar ambasadorëve se të 193 shtetet anëtare duhej të respektonin pagesat e tyre të detyrueshme ose të rishikonin rrënjësisht rregullat financiare të organizatës për të shmangur kolapsin. Kjo vjen pasi kontribuesi më i madh i OKB-së, SHBA-të, refuzuan të kontribuonin në buxhetet e saj të rregullta dhe paqeruajtëse, dhe u tërhoqën nga...