OKB lëshon paralajmërim të ri për klimën: Niveli i dioksidit të karbonit, më i larti në 2 mln vite
Organizata Botërore Meteorologjike ka ngritur alarmin se klima e Tokës është më e çekuilibruar se në çdo moment tjetër të historisë së regjistruar, duke paralajmëruar për pasoja gjithnjë e më të rënda globale. Sipas raportit, planeti po grumbullon shumë më tepër energji termike sesa mund të çlirojë, kryesisht për shkak të emetimeve të gazrave serrë si dioksidi i karbonit. Ky “çekuilibër rekord i energjisë” ka çuar në ngrohjen e oqeaneve në nivele të paprecedenta dhe në shkrirjen e përshpejtuar të akullnajave. Më shumë se 90% e nxehtësisë së tepërt është përthithur nga oqeanet, duke shkaktuar dëme në ekosistemet detare, rritje të nivelit të detit dhe intensifikim të stuhive. Ndërkohë, akulli në të dy polet ka arritur nivele rekord të ulëta gjatë vitit 2025. Raporti thekson...
Burimi:
syri.net