“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara
Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Trump e cilësoi OKB si joefektive në përfundimin e luftërave. “OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë e dobishme. Unë jam një adhurues i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk e ka përmbushur potencialin e saj. OKB-ja duhet të kishte zgjidhur të gjitha luftërat që unë zgjidha. Unë kurrë nuk shkova në to, as nuk mendova të shkoja”, u tha Trump gazetarëve.
Burimi:
javanews.al