OKB: Autoritetet në Siri parandaluan pesë atentate ndaj presidentit Al-Sharaa

OKB: Autoritetet në Siri parandaluan pesë atentate ndaj presidentit Al-Sharaa

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka publikuar një raport për aktivitetin e Shtetit Islamik (ISIS), në të cilin thuhet se autoritetet siriane parandaluan 5 tentativa për vrasjen e presidentit Ahmed al-Sharaa. Sipas raportit, presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, iu bë atentat, në veri të Alepos dhe në jug të Daraas, nga Saraya Ansar al-Sunnah, një grup i ISIS-it që kreu një bombardim në një kishë në Damask verën e kaluar, shkruan The Guardian. Një zyrtar rajonal i shërbimeve të inteligjencës konfirmoi gjithashtu se vjeshtën e kaluar ishin bërë tentativa të tjera për vrasjen Sharaa, të cilat u penguan pasi strukturat e sigurisë së Sirisë morën informacione nga një vend fqinj. Në raportin e OKB-së thuhet se ISIS ka rritur rekrutimin e anëtarëve që nga rënia e Assadit në...