Ofensiva izraelite në Teheran/ Disa prej raketave u lëshuan pranë zyrave të liderit suprem të Iranit, Reuters: Khamenei është larguar nga kryeqyteti
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme parandaluese ndaj Iranit këtë mëngjes, me shpërthime të dëgjuara në Teheran, ndërsa Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei nuk është në Teheran, tha një zyrtar iranian për Reuters dhe është zhvendosur në një vend të sigurt. Më parë, Associated Press raportoi se një sulm në kryeqytet ndodhi pranë zyrave të Khameneit. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të enjten se Irani nuk do të sigurojë armë bërthamore sepse Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei ka theksuar se vendi nuk ka plane për të blerë armë të tilla. “Udhëheqësi fetar i një shoqërie nuk mund të gënjejë”, tha Pezheskian për televizionin shtetëror në Iranin verior, ndërsa raundi i tretë i bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara po zhvillohej...
Burimi:
top-channel.tv