OBSH: Sulmi me dron në një spital në Sudan vrau 64 persona gjatë festës së Bajramit
Një sulm me dron ndaj një spitali në Sudan ka shkaktuar vdekjen e të paktën 64 personave gjatë festës së Bajramit, sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ushtria sudaneze ka mohuar se ka kryer sulmin vdekjeprurës të së premtes në mbrëmje ndaj një spitali të madh në një qytet në perëndim të vendit, i cili kontrollohet nga rivalët e saj, forcat paraushtarake “Rapid Support Forces”. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se nga sulmi në spital humbën jetën 64 persona, përfshirë 13 fëmijë, dy infermierë dhe një mjek, ndërsa 89 të tjerë mbetën të plagosur. “Mjaft gjak është derdhur”, shkroi ai në platformën X, duke u bërë thirrje palëve ndërluftuese që t’i japin fund konfliktit, i cili ka nisur afro tre vite më parë. Sudani...
Burimi:
top-channel.tv