OBSH: Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë u rriten me 20% në vitin 2025
Ukraina prej plot 4 vitesh ndodhet në konflikt me Rusinë dhe pasojat janë mjaft të mëdha. Sipas një raporti të publikuar të hënën, 23 shkurt, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sulmet ndaj sistemit shëndetësor në Ukrainë u rriten me gati 20% gjatë vitit 2025, krahasuar me një vit më parë. Që nga 24 shkurti 2022, janë dokumentuar të paktën 2 mijë e 881 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë, duke prekur punonjës shëndetësorë, spitale, ambulanca dhe magazina mjekësore. Gjatë katër viteve të fundit, 233 punonjës dhe pacientë janë vrarë dhe 930 të tjerë janë plagosur në këto sulme, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2025 u regjistruan 184 sulme, që lanë 12 viktima dhe 110...
Burimi:
syri.net