“Objektet diplomatike janë shënjestruar”, ambasada e SHBA thirrje amerikanëve për situatën e luftës: Tregoni kujdes të shtuar
Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u kërkon amerikanëve në gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar. DASH i kërkon qytetarëve të saj të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. “Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar”-thuhet në reagim. “Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund...
Burimi:
top-channel.tv