Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria e tij të enjten në mbrëmje. Pjesa e parë e videos përmbante pretendime për mashtrim me makineritë e votimit, ndërsa në fund shfaqej një paraqitje raciste e ish-presidentit Barack Obama dhe ish-zonjës së parë Michelle Obama, të montuar mbi trupat e majmunëve. Duke folur me gazetarët, Trump tha se nuk e kishte parë pjesën përfundimtare të videos dhe se kishte parë vetëm fillimin e saj. “Nuk kam bërë një gabim”, theksoi ai. Shtëpia e Bardhë deklaroi se videoja ishte publikuar gabimisht nga një anëtar i stafit dhe qëndroi online për rreth 12 orë para se të hiqej. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe dënime...
Burimi:
opinion.al