Obama flet për alienët: Jeta jashtëtokësore mund të ekzistojë, por s’ka prova. Nuk mbahen në Zonën 51
Ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në intervistën e tij më të fundit se alienët janë “realë”, por shtoi se ai vetë nuk i ka parë kurrë. I pyetur nga podkasteri Brian Tyler Cohen mbi ekzistencën e jetës jashtëtokësore, Obama u përgjigj shkurt: “po, ata ekzistojnë”, por sipas tij, ata qenie të tilla nuk mbahen në Zonën e famshme 51. Nuk ka ndonjë bazë të fshehtë nëntokësore, këmbënguli ai, përveçse nëse ekziston një komplot i madh i cili t`i jetë mbajtur i fshehtë edhe vetë Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Deklarata e shkurtër nxiti spekulime të shumta në rrjetet sociale, duke e shtyrë Obamën të sqarojë më vonë qëndrimin e tij në Instagram. Ish presidenti theksoi se, nga pikëpamja statistikore, universi është aq i madh sa...
Burimi:
top-channel.tv