Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada
Të paktën 10 persona humbën jetën pas një sulmi të armatosur në një shkollë të mesme në Kanada. Mediat e huaja kanë publikuar pamje pak momente para së të ndodhte sulmi i rëndë. Siç shihet nga video e publikuar, nxënësit të alarmuar, vrapojnë për t’u larguar drejt ambienteve ku ndodhen të parkuar edhe automjete të policisë. Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të policisë rrethuan zonën, teksa vendi u monitorua edhe nga ajri me një helikopter.
Burimi:
vizionplus.tv