“Numri i këmbës tregon shumë për një burrë”/ Fotot e Rubios dhe JD Vance bëhen virale. Këpucët, një zgjedhje rastësore apo…
Në Evropën mesjetare, aristokratët shpesh krijonin trende dhe ‘skandale’ në modë duke veshur këpucë me majë shumë të theksuar dhe shpesh në numra më të mëdhenj se numri real i këmbës. Në Zyrën Ovale të presidentit amerikan Donald Trump, këtë javë vëmendjen e publikut e tërhoqën Rubio dhe JD Vance. Fotot e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentit JD Vance i tregojnë ata të veshur me këpucë të zeza, në të cilat vihet re numri i tyre i madh në krahasim me këmbë. Sipas raportimeve Trump ka filluar t’u dhurojë zyrtarëve të tij këpucë të reja, konkretisht modele Oxford të markës Florsheim. Megjithatë, eksperti i veshjeve për meshkuj Josh Peskowitz tha se këpucët e veshura nga Rubio dhe Vance janë “qartësisht shumë të mëdha”...
Burimi:
top-channel.tv