Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka paraqitur dorëheqjen e qeverisë së saj mbretit, pasi koalicioni i saj trepartiak pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme, tha Pallati Mbretëror në një deklaratë. Vendimi vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të së martës e cila nuk ka arritur shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Partia Social Demokratike e Frederiksen pati zgjedhjet e saj më të këqija që nga viti 1903 të martën, duke fituar vetëm 38 vende në parlamentin me 179 vende – nga 50 katër vjet më parë – mes shqetësimeve të votuesve për imigracionin, një krizë të kostos së jetesës dhe mirëqenien. Blloku i saj i krahut të majtë fitoi 84 vende në parlament, kundrejt 77 vendeve për partitë me prirje...
Burimi:
javanews.al