‘Nuk pati as kohë për CPR’/ Mjekët në Iran përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara me të vdekur dhe të plagosur
Stafi i tre spitaleve në Iran i ka thënë BBC-së se strukturat e tyre janë të mbingarkuara me pacientë të vdekur ose të plagosur, ndërsa protestat e mëdha kundër qeverisë vazhdojnë. Një mjek në një spital të Teheranit tha se kishte ‘të shtëna direkte në kokat e të rinjve, edhe në zemrat e tyre’, ndërsa një tjetër mjek deklaroi se një spital okulistik në kryeqytet kishte hyrë në gjendje krize. Dy punonjës shëndetësorë që folën për BBC-në thanë se kishin trajtuar plagë nga plumba të vërtetë, ashtu edhe nga fishekë. Të premten, SHBA-të përsëritën se vrasja e protestuesve do të përballej me një përgjigje ushtarake. Irani akuzoi SHBA-të për kthimin e protestave paqësore në ‘akte subversive të dhunshme dhe vandalizëm të përhapur’. Presidenti Trump reagoi...
Burimi:
syri.net