“Nuk na heshtin dot”, studentët iranian rinisin protestat anti-qeveritare në Teheran: Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot

“Nuk na heshtin dot”, studentët iranian rinisin protestat anti-qeveritare në Teheran: Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot

Më shumë se 45 ditë pas shtypjes brutale të protestës së janarit që la mijëra iranianë të vdekur, studentët në disa universitete kanë nisur të protestojnë përsëri. Ndërsa semestri i ri akademik në Iran filloi të shtunën, studentët në Teheran u mblodhën në kampus, duke brohoritur slogane antiqeveritare, pavarësisht një pranie të madhe sigurie dhe oficerëve me rroba civile të vendosur jashtë portave të universitetit. The Guardian foli me studentët protestues rreth arsyes pse po protestonin pavarësisht faktit se mijëra ishin vrarë dhe dhjetëra mijëra ishin arrestuar në demonstratat e janarit. “Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot”, tha Hossein, 21 vjeç, një student në Universitetin e Teheranit. “Është për ta, miqtë tanë, shokët e klasës dhe bashkatdhetarët, të cilët u qëlluan para syve...