“Nuk mendoj më vetëm për paqen”, Trump rrit presionin dhe trazon çështjen e Groenlandës

“Nuk mendoj më vetëm për paqen”, Trump rrit presionin dhe trazon çështjen e Groenlandës

Bota E Hënë, 19 Janar 2026 10:35 Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar ndjeshëm retorikën lidhur me marrjen e kontrollit të Groenlandës, duke deklaruar se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen, por për interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, udhëheqësit evropianë po koordinojnë qëndrimet e tyre përballë presionit në rritje nga Uashingtoni. Gjatë natës, Trump shkroi në rrjetet sociale se NATO dhe Danimarka kanë dështuar për më shumë se 20 vjet të largojnë, sipas tij, “kërcënimin rus” nga Groenlanda, duke theksuar se tani “është koha që kjo të bëhet”. Ai akuzoi drejtpërdrejt Danimarkën për paaftësi në garantimin e sigurisë së territorit arktik. Në të njëjtën linjë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi për NBC se “evropianët projektojnë dobësi, ndërsa...