“Nuk ka respektuar ligjet për sigurinë online”, Mbretëria e Bashkuar paralajmëron një bllokim të mundshëm të platformës sociale X

“Nuk ka respektuar ligjet për sigurinë online”, Mbretëria e Bashkuar paralajmëron një bllokim të mundshëm të platformës sociale X

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se do të mbështesë plotësisht autoritetin rregullator Ofcom nëse vendos të bllokojë platformën sociale X në territorin britanik, për shkak të mosrespektimit të ligjeve të sigurisë online. Vendimi lidhet me shqetësimet serioze rreth përdorimit të inteligjencës artificiale Grok për krijimin e imazheve ‘deepfake’ me përmbajtje seksuale. Sipas BBC reagimi vjen pas një vale kritikash publike, pasi Grok, mjeti i inteligjencës artificiale i lidhur me X, u përdor për të “zhveshur” në mënyrë dixhitale persona pa pëlqimin e tyre, përmes imazheve të publikuara në platformë. Kompania ka deklaruar se tashmë ky funksion është i disponueshëm vetëm për përdoruesit që paguajnë abonim mujor. Zyra e Kryeministrit në Downing Street e cilësoi këtë ndryshim si “fyes për viktimat e dhunës seksuale”,...