“Nuk ka prova kundër UÇK-së”, avokati i Kadri Veselit: Gjykata të rrëzojë pretendimet e prokurorisë
Në Gjykatën Speciale në Hagë po vijojnë deklaratat përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Avokati i Veselit, Rodney Dixon pretendoi se prokuroria nuk ka fakte për akuzat që ka ngritur ndaj klientit të tij. “Viktimat kanë nevojë për drejtësi, e cila duhet të jetë e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin. Viktima e dinë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar, e rreme. Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmerisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë me gjykata me integritet, pavarësisht nëse duhen mbi pesë vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i...
Burimi:
vizionplus.tv