Nuk foli frëngjisht në një mesazh ngushëllimi ku humbën jetën dy pilotë, kreu i Air Canada jep dorëheqjen
Michael Rousseau, drejtori ekzekutiv i Air Canada, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në muajt e ardhshëm, pas kritikave të ashpra për mospërdorimin e frëngjishtes në një video ngushëllimi pas rrëzimit tragjik të një avioni në LaGuardia, Nju Jork, ku humbën jetën dy pilotë të linjës ajrore. Videoja e publikuar menjëherë pas incidentit u kritikua nga politikanë kanadezë, përfshirë kryeministrin Mark Carney dhe kryeministrin e Kebekut, François Legault, të cilët e konsideruan mungesë dhembshurie dhe kërkuan llogari për mosrespektimin e gjuhës frënge. Rousseau, i cili jeton në Montreal dhe flet kryesisht anglisht, ishte thirrur edhe në komisionin parlamentar për Gjuhët Zyrtare në Ottawa për të sqaruar situatën. Air Canada President and CEO Michael Rousseau provides a video statement on the tragic accident involving Air...
Burimi:
top-channel.tv