“Nuk është koha për të folur me Putin”, BE kundër emrit të Schroder si negociator
Komentet e fundit të Presidentit rus, Vladimir Putinit mbi bisedimet e mundshme për armëpushim me Ukrainën po priten me skepticizëm të thellë në të gjithë Evropën, me zyrtarët që vënë në pikëpyetje si përmbajtjen e propozimeve të tij, ashtu edhe zgjedhjen e ndërmjetësit. Europianët thonë se premtimet e përsëritura për paqe të afërt po nxisin dyshime, edhe pse diskutimet vazhdojnë mbi Ukrainën, zgjerimin e NATO-s dhe të ardhmen e arkitekturës evropiane të sigurisë. E para ishte Gjermania e cila hodhi poshtë një sugjerim nga Presidenti rus Vladimir Putin se ish-kancelari Gerhard Schroeder mund të koordinojë bisedimet me Bashkimin Evropian për të siguruar një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha së fundmi se besonte se kishte “potencial” që BE-ja të negociojë...
Burimi:
opinion.al