“Nuk është budalla që…”, ish-ambasadori britanik në SHBA: Trump nuk do ta marrë Groenlandën me forcë

“Nuk është budalla që…”, ish-ambasadori britanik në SHBA: Trump nuk do ta marrë Groenlandën me forcë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të përdorë forcën ushtarake për të marrë Groenlandën, ka deklaruar ish-ambasadori britanik në SHBA, Lord Peter Mandelson. Gjatë një interviste për BBC Mandelson tha se e admiron faktin që Trump është i drejtëpërdrejtë në politikë, por theksoi se ai “nuk është budalla” dhe se këshilltarët e tij do ta paralajmëronin për rreziqet serioze që një veprim i tillë do të sillte për interesin kombëtar amerikan. Deklaratat vijnë pasi Trump ka rikthyer vëmendjen ndaj Groenlandës, duke thënë se SHBA duhet ta “zotërojë” territorin gjysmë-autonom danez për të frenuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Danimarka dhe Groenlanda kanë reaguar duke theksuar se territori nuk është në shitje, ndërsa Kopenhaga ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak do të rrezikonte vetë NATO-n....