“Nuk duhet të ishit fare këtu”/ Vrasja në SHBA, zëdhënësja e Trump sherr me gazetarin: Je një sharlatan
Një moment i sikletshëm u krijua së fundi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të zëdhënëses, Karoline Leavitt, e cila u përplas verbalisht me një gazetar që, sipas saj, bëri një pyetje “të njëanshme”. Gjatë bisedës me mediat, Leavitt i dha fjalën gazetar britanik Niall Stanage, i cili u ndal te vrasja e Renee Nicole Good, 37 vjecarja që u qëllua për vdekje nga një agjent i agjencisë së emigracionit, ICE. Gazetari tha se vrasja e Renee dukej “e pamenduar dhe e pabazë”, por kjo mënyrë të shprehuri nga ana e tij e shqetësoi dukshëm zëdhënësen e presidentit Trump. “Pse mendoni se ishte e pamenduar dhe e pabazë?”, e pyeti Leavitt. Gazetari iu përgjigj shpejt: “sepse agjenti i ICE-së veproi pa menduar...
Burimi:
top-channel.tv