“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk ka ndërmend të bëjë armëpushim me Iranin. Duke folur për gazetarët të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trump vijoi me kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, për mospërfshirjen e tyre në lirimin e kalimit në Ngushticën e Hormuzit. “Nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bëhet armëpushim kur po e zhduk palën tjetër”, tha Trump. Ai gjithashtu shpjegoi atë që po ndodh në fushën e betejës. “Po i godasim fort, nuk mendoj se mund të goditet një kundërshtar më fort se kaq. Ata janë banditë, kafshë dhe njerëz të tmerrshëm”, tha Trump duke iu referuar regjimit iranian. I pyetur nëse Izraeli do të jetë gati të ndalojë luftën, kur të jetë gati edhe Amerika, Trump tha: “Mendoj se po. Ne...
Burimi:
javanews.al