“Nuk dua që Gjermania të ketë me armët e veta bërthamore”, Merz: Po shqyrtojmë një program të përbashkët europoian

“Nuk dua që Gjermania të ketë me armët e veta bërthamore”, Merz: Po shqyrtojmë një program të përbashkët europoian

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përjashtuar mundësinë që forcat e armatosura gjermane të pajisen me armë bërthamore. “Nuk dua që Gjermania të mendojë për pajimin e arsenalit të saj bërthamor të pavarur”, tha Merz në podkastin Machtwechsel, duke kujtuar traktatet paraprake me të cilat Berlini u zotua të përmbahej nga lëvizje të tilla, si e ashtuquajtura marrëveshja “2+4” që hapi rrugën për ribashkimin e saj në vitin 1990 dhe Traktati i Mospërhapjes Bërthamore (NPT). Megjithatë, kancelari i CDU-së tha se mund të merret në konsideratë mundësia e përdorimit të avionëve të forcave ajrore gjermane për të vendosur armë bërthamore franceze ose britanike. Ai kujtoi se avionët luftarakë Luftwaffe Tornado në bazën ajrore Büchel janë tashmë të disponueshëm për përdorimin e armëve bërthamore amerikane. “Teorikisht, do...