“Nuk dinim cili varr ishte i vëllait tonë”/ Rrëfimet tronditëse të familjarëve të viktimave nga sulmi në Afganistan: Do marrim armët dhe…

“Nuk dinim cili varr ishte i vëllait tonë”/ Rrëfimet tronditëse të familjarëve të viktimave nga sulmi në Afganistan: Do marrim armët dhe…

Qindra persona u vranë pas sulmit ajror nga Pakistani në një qendër rehabilitimi për të varurit nga droga në Kabul, Afganistan disa ditë më parë. Sohrab Faqiri e kaloi festën që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke kërkuar varrin e vëllait të tij, i cili u vra gjatë sulmit ajror të kësaj jave në Kabul. Fushata e bombardimeve nga Pakistani, e justifikuar si goditje ndaj infrastrukturës terroriste dhe ushtarake në Afghanistan, duket se ka përfunduar në një katastrofë. Sipas autoriteteve afgane një qendër rehabilitimi u godit të hënën në mbrëmje, ndërsa OKB raporton për të paktën 143 viktima, ndërsa autoritetet talebane e çojnë numrin në mbi 400 të vrarë. Vëllai i Faqirit, Qais, një rrobaqepës dhe baba i një djali 10-vjeçar, kishte...